Zinedine Zidane insiston se triumfi në La Liga sezonin e ardhshëm është “objektivi kryesor” i Real Madridit dhe asgjë tjetër nuk është e rëndësishme.
Fitorja e Barcelonës ndaj Alaves mbrëmjen e së martës do të thotë se Madridi nuk ka mundësi matematikisht më për të fituar titullin e këtij sezoni në ligë, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ janë me 16 pikë prapa nga kreu i ligës spanjolle, megjithëse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kanë fituar vetëm dy tituj në 11 sezonet e fundit pavarësisht se kanë triumfuar katër herë në Ligë të Kampionëve brenda pesë viteve të fundit.
“La Liga duhet të jetë prioriteti jonë primar për këtë klub, nuk ka dyshime rreth kësaj”, u ka thënë Zidane lojtarëve në konferencën e sotme për shtyp (e mërkurë).
“Ju duhet ta uroni Barcelonën për suksesin e tyre, ata kanë luajtur shkëlqyeshëm së fundmi por Real Madridi ka shumë më shumë tituj të ligës në historinë e tyre”
“Ne e dimë se nuk është e pranueshme për Madridin për të mos qenë në top nivel, prandaj ne duhet të ndryshojmë këtë vitin tjetër – ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë por për këtë duhet të përpiqemi”, përfundoi Zidane./arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...