Gjykata e Apelit, ka vendosur që të dyshuarit për grabitje t’ia zbus dënimin.
Gjykata e Apelit të Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës ka marr vendim në rastin e të akuzuarit Sh.T.
Siç bëhet e ditur në njoftim, aktgjykimi i shkallës së parë është ndryshuar vetëm sa i përket vendimi mbi dënim.
“Për dallim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila të akuzuarin e kishte dënuar më dënim unik prej 7 vjet e 6 muaj, për veprat penale: “Grabitje” nga neni 329 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 374 i të njëjtit ligj, Gjykata e Apelit ndaj tij ka shqiptuar dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj”, bëhet e ditur në njoftimin e gjykatës.
Gjykata e Apelit gjen se në praninë e rrethanave lehtësuese të cekura nga gjykata e shkallës se parë, e në mungesë të rrethanave rënduese, e merr si rrethana posaçërisht lehtësuese faktin se i akuzuari vetëm 2 ditë para kryerjes se veprës penale, i ka mbushur 18 vjet, ndërsa nga shkresat e lëndës nuk ka ndonjë dëshmi se ka të kaluar kriminale, që do të thotë se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin.
Prandaj duke i pasur parasysh këto rrethana konform të Kodit të Procedurës Penale, ka vlerësuar se ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë.
Kjo gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar si në dispozitivit të aktgjykimit është në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, në funksion të parandalimit të kryesit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe rehabilitimit të tij. /Lajmi.net
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...