Mbreti i Shqipërisë në shekullin e 20-të, Ahmet Zogu njihej për stilin e tij të veçantë dhe herë-herë shfaqej shumë ekstravagant për kohën. I tillë është shfaqur dhe në një foto të Marubit e shkrepur në vitin 1936.
Gazetari Adi Darsi në një postim në Facebook, ka publikuar një foto ku Zogu shfaqet krah motrës së tij, të dy të veshur me rroba banjo. Kjo veshje ishte pak e çuditshme për kohën, pasi mbretërit duhet të sihin sa më serioz.
“Nje foto e rralle! Eshte i njohur fakti se Mbreti Zog perdori imazhin e tij dhe te motrave te veta per te promovuar turizmin ne Shqipëri. Ishte koha kur plazhi ishte nje turp! Komentet mund te levizin nga ekstremi ne ekstrem, por fotoja eshte thjeshte nje fakt! Foto Marubi – 1936”, shkruan Darsi në Facebook.
Por kjo foto e Zogut është bërë me qëllim për të treguar se populli shqiptar është i emancipuar dhe jo i prapambetur ashtu siç njihej në atë kohë. Fotografia tregon se të gjitha dokumentet dhe shkrimet e kohës që kanë përshkruar mbretin si një njeri të emancipuar kanë fije të vërtete.
Mbreti Ahmet Zogu qeveri për disa vite në Shqipëri në shekullin e 20, ku në atë periudhë në vendin tonë u bënë shumë ndryshime, ku disa prej tyre kishin të bënin me emancipimin dhe shkollimin e shoqërisë.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...