Me rastin e 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunën e Prishtinës dhe OJQ- të mjedisore si “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, “Ekovizioni”, do të shënojnë këtë festë mjedisore në qendrën “Pylli i Arinjve“, në Prishtinë.
Shënimi i kësaj dite më rendësi të veçantë për mjedisin do të mbahet sot për arsye se 22 Prilli është festë shtetërore – ditë pushimi, në hapësirën e Qendrës “Pylli i Arinjve”, Prishtinë.
Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i mbështetur nga Let’s Do It Kosova, Venture UP dhe Komuna e Prishtinës, do të organizojë aktivitete për shënimin e kësaj dite në hapësirën e kampusit të UP-së.
Nën moton “Gjelbëro UP-në”, përmes kësaj iniciative do të këtë pastrim, mbjellje të drunjve dhe të fidanëve në kampus.
Edhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon po sot diskutimin publik me temën “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”.
Ngjarja përkon me Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe për synim ka diskutimin për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të avancimit të politikave të mjedisit në përputhje me objektivat dhe përgjegjësitë që dalin nga Strategjia për Mbrojtje të Mjedisit.
Pjesëmarrës në takim do të jenë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi; Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Donjeta Gashi; Drejtorë të Drejtorive të Shërbimeve Publike nga niveli lokal, përfaqësues nga organizatat partnere ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt