Modric dëshiron të qëndrojë edhe për shumë vite në “Santiago Bernabeu”. 33-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2020.
Është 33-vjeçar, por ende një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Real Madrid. Bëhet fjalë për fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018, Luka Modric.
Kundër Athletic Bilbaos, sfidë të cilën e fitoi 3-0 Real Madridi me tre gola të Karim Benzemas, mesfushori kroat u paraqit për herë të 300 me fanellën e Los Blancos.
“Shpresoj që të luaj edhe 100 ndeshje tjera, së paku… çdo ndeshje që luaj me Real Madridin është gëzim i papërshkrueshëm”, tha Modric.
“Ajo që të dhuron Real Madrid, nuk të dhuron asnjë klub tjetër. Rritesh si person por edhe si futbollist”.
Pas ndeshjes me Bilbaon, në dhomat e zhveshjes, Luka u fotografua me Florentio Perezin që e përgëzoi kroatin për arritjen e 300 ndeshje me Madridin.
Modric ka shënuar vetëm 17 gola në këto 300 paraqitje, por ka dhuruar shumë asiste dhe ka fituar më shumë se 10 trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League./gazetaexpress
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINT urdhëron etiketim më të qartë për produktet e qumështit...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...