Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake i këtij departamenti, i ka caktuar masën e paraburgimit një të mituri që dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve terroriste.
Gjykata thotë se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.
“Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit R.T bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thotë kjo Gjykatë, ndërsa nuk jep detaje tjera.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Kërcënimi me jetë ndaj Osmanit, Presidenca: Institucionet nu...
A do ta tërheqë VV-ja kandidaturën e Albulena Haxhiut për kr...
Telefonata Trump-Putin përfundon pas dy orësh
Drejtori menaxhues në ZRRE: Nuk do të lejojmë të abuzohet me...
Kurti: Qeveria do t’i qëndroj pranë prodhuesve vendorë
Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani