AC Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se vetëm një pikë pasditen e sotme (e shtunë) kundër Parmas.
Kuqezinjtë vazhduan me formë jo të mirë edhe në takimin si mysafirë kundër rivalit të xhiros së 33-të në Serie A duke barazuar me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Samu Castillejo dërgoi në avantazh skuadrën e Gattusos derisa po zhvillohej minuta e 69′ duke shënuar me kokë pas asistimit nga Suso, por rezultati u barazua në minutat e fundit të takimit.
Bruno Alves me një supergol nga gjuajtja e lirë barazoi gjithçka në stadiumin Ennio Tardini.
Milani me këtë barazim rrezikon shpresat për pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve dhe qëndron në vendin e katërt me 56 pikë, dy më shumë se Roma në vendin e pestë me një ndeshje më pak dhe tri më shumë se Atalanta në vendin e gjashtë gjithashtu me një ndeshje më pak./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së