Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka dështuar të zgjedhë drejtorin e ri për të tretën herë radhazi, brenda pak ditësh, për shkak të përzierjes së politikës aty.Sot edhe ishte mundësia e fundit që RTK të zgjidhte një drejtor në krye të saj- por si duket konkursi për këtë pozitë do të përsëritur.
Në garë për drejtorin e RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.
Por beteja është koncentruar te kandidati Ngadhjim Kastrati, që është i afërt me PDK-në dhe Festim Kabashin i afërt me AAK-në e Ramush Haradinajt.Momentalisht ushtrues detyre i drejtorit të RTK-së është Mufail Limani.Bordi aktual që do të zgjedhë drejtorin e ri të RTK-së, përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit