Në Afrikën e Jugut të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën kur muri i një kishe u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkëve.
Shërbimet e emergjencës thanë se 29 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve që kishin marrë.
Një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin.
Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkëve.
Të premten, një shërbesë e veçantë lutjeje u mbajt në një tendë të madhe përpara kishës./alsatm/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin