Mediat në Korenë e Veriut kanë raportuar se vendi ka kërkuar që Mike Pompeo të zëvendësohet për negociatat e ardhshme me SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kurdo që Pompeo ndërhyn, bisedimet mes dy vendeve shkojnë keq dhe nuk arrihet ndonjë rezultat edhe nëse janë në pikën e afërt me suksesin”, citohet të ketë thënë Kwon Jong-gun për Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut.
Kwon është drejtori i përgjithshëm i repartit për çështje amerikane pranë Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut. Ai mbajti fjalim gjatë sesionit të parë të mbledhjes së 14-të të Kuvendit Suprem Popullor.
Që nga qershori i vitit 2018, dy samite mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un kanë dështuar të arrijnë marrëveshje rreth denuklearizimit të Gadishullit Korean.
Kwon sugjeroi që vendin e Pompeos ta marrë një negociues “më i kujdesshëm dhe më i matur”. “Frikohem se nëse Pompeo angazhohet sërish në bisedime, tryeza sërish do të jetë e ndyrë dhe bisedimet do të bëhen të komplikuara”, tha Kwon.
“Andaj, edhe në rast të vazhdimit të mundshëm të dialogut me SHBA-të, do të doja që bashkëbiseduesi të mos jetë Popmeo por ndonjë tjetër që është më i kujdesshëm dhe i matur në komunikim me ne”, tha ai.
Kwon tha se lideri i Koresë së Veriut dhe presidenti amerikan kanë marrëdhënie të mira personale.
“Kemi fat që marrëdhëniet personale mes kryetarit të Komisionit të Çështjeve Shtetërore dhe presidentit Trump janë të mira si zakonisht dhe kryetari ynë është i kënaqur që ia kalon mirë me presidentit Trump”, tha ai, duke shtuar se “sekretari amerikan i shtetit çdo ditë bën vërejtje të pakujdesshme dhe sofizma të të gjitha llojeve kundër nesh”.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...