Luleshtrydhet janë fruti më i ëmbël i këtij sezoni dhe si të tilla tregtohen në masë, por sa të shëndetshme janë ato fruta të kuqe flakë në format nga më të çuditshme që shiten nëpër vasketa, nuk jemi të sigurtë?
Përpara se të rrëmbeni kutinë e parë që ju del para, mendoni sesa shiringa, apo pesticide janë dashur për t’i dhënë atë ngjyrë dhe formë frutit që natyralisht nuk ka kurrë atë pamje. Në vitin 2018, luleshtrydhet ishin në krye të listës së perimeve dhe frutave me mbetjet më të larta të pesticideve . Sipas raporti një e treta e të gjitha mostrave të luleshtrydhe kishin të paktën 10 pesticide kur 98% e pjeshkave, luleshtrydheve, qershive, nektarinave dhe mollëve kanë të paktën nga një pesticid.
Pse duhet të zgjidhni luleshtrydhe organike?
Luleshtrydhe janë të pasura me antioksidantë, por, nëse ky frut është i rritur me pesticide , këto të fundit anulojnë të gjitha përfitimet që mund të merrni nga konsumi i tyre. Një studim që u botua në rrjetin e revistës JAMA gjeti një lidhje potencialisht të dëmshme midis ngrënies së perimeve dhe frutave të larta në pesticide dhe çështjes së infertilitetit
Dëmi i mbi 13 llojeve të helmeve që janë gjetur në mbidoze tek ato, i tejkalon përfitimet shëndetësore nga antioksidantet që përmbajnë, thotë një raport i USDA. Prandaj blini sa më rrallë, hani sa më pak, zgjidhini sa më të vogla sepse të voglat kanë marrë më pak ilaç…
Mos humbisni gjithashtu: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një grusht luleshtrydhe çdo ditë
Mund t’ju interesojë gjithashtu: Vlerat ushqyese të 100 gram luleshtydheve, ja çfarë përfitojmë nga fruti i ëmbël./living.al/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...