Dy studentë po cilësohen përgjegjës për një zjarr të madh pyjor në rajonin italian të Como.
Ata për këtë janë gjobitur me 13.5 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja, 22 vjeçarë, kishin ndezur zgarë për të bërë barbekju në shtëpinë e gjyshërve të njërit prej tyre, kur shpërtheu zjarri me 30 dhjetor të vitit të shkuar.

Fatura e lartë për dy studentët u kalkulua nga zyrtarët lokalë duke u bazuar në formulën e përdorur për të përcaktuar shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarri.
Një nga studentët u tha medias italiane se ata ishin “kokë turku” për zjarrin.
Duke folur për gazetën italiane La Stampa, një nga studentët e universitetit tha se i vinte thellësisht keq- por tha se kishte burime të shumta të zjarrit.
“Ne jemi kurbanë të një zjarri që nuk mund të shpjegohet”, tha ai duke shtuar: “Ne jemi viktimat real të kësaj historie.
“Ne menjëherë lajmëruar zjarrfikësit dhe u hodhëm për të provuar shuarjen e zjarrit”.
Prokurorët, megjithatë, gjurmuan rrugën e zjarrit përsëri në pronë dhe thanë se ishte nisur nga thëngjijtë nga zgara, së bashku me kushte jashtëzakonisht të thata.
Dy të rinjtë u gjetën së bashku përgjegjës, së bashku me pronarin e pronës./Arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...