Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social. Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy burimet në një faqe të vetme, që është e palëvizshme.
Kjo është zbuluar nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh zbulon veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.
Ajo zbuloi se Facebook po provon këtë format të ri dhe ka ndarë një GIF në Twitter të saj që tregon faqen e lajmeve në një format jo ndryshe nga ajo për storiet.
Pra, nëse ky ndryshim zbatohet, përdoruesit do të jenë duke lëvizur ose duke kërcyer nga e majta në të djathtë në mënyrë që të shohin përmbajtjen në krahasim me lëvizjen nga maja në fund ashtu siç bëjnë tani.
Facebook, si shumë kompani të tjera të internetit, rregullisht teston gjëra të reja kështu që nuk do të thotë se kjo është një punë e kryer, tani për tani./Zeri

BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...