Lionel Messi në formë spektakolare ka dërguar në avantazh skuadrën e tij në Camp Nou.
Gjiganti katalunas është duke udhëhequr tani me rezultat 2 me 0 në ndeshjen kundër Manchester United, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” shpëtuan nga teknologjia VAR që anuloi penaltinë e akorduar nga gjyqtari, por Lionel Messi në një moment tregoi magjinë e tij duke shënuar supergol nga distanca.
Pasi rrëmbeu topin nga mbrojtja e mysafirëve, Messi bëri një driblim dhe në formë të shkëlqyer dërgoi topin në qoshe të krahut të djathtë te porta e David De Geas.
Mirëpo, Messi tentoi sërish duke bërë një goditje të fuqishme sërish jashtë zonës dhe De Gea nuk arriti të ndal goditjen e tij që i rrëshqiti nga duart.
Takimi i sotëm mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të ndeshjes kthyese në çerekfinale të Ligës së kampionëve./arbresh.info/
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos