Kosova po rrezikon humbjen e miliona eurove të fondit të IPA-së, të Bashkimit Evropian në mungesë të kapaciteteve njerëzore për përpilimin e projekteve.
Për këtë, Komisioni për Integrime Evropiane ka kërkuar nga ministrja Dhurata Hoxha bashkëpunim më të madh me Kuvendin për gjetjen e profesionistëve.
Anëtarët e Komisionit janë shprehur të pakënaqur me rezultatet e investimeve nga fondi IPA, në arsim dhe energji, raporton KTV.
Përmes këtij instrumenti financiar, BE-ja synon të ndihmojë vendet që janë në proces të anëtarësimit.
E, ndihma për Kosovën ka nisur që nga viti 2007.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për vitet 2019-2023.
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...