Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar subjektet afariste të kësaj komune se të hënën e 22 prillit duhet të pushojnë për shkak të festës së Pashkëve katolike, duke i qëndruar zotimit kështu që të respektohet ligji nga të gjithë.
Bazuar në ligjin për festat në Kosovë, kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jetë ditët pasardhëse të punës, bazuar në këtë dhe në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës, ditë pushimi për veprimtaritë ekonomike është data 22 prill e së hënës.
“Drejtoria për Punë Inspektuese kërkon që të respektohen dispozitat e rregullores në fuqi, në të kundërtën i paralajmëron të gjithë pronaret dhe personat përgjegjës së në raste se Inspektoret e Tregut konstatojnë se ushtrohet veprimtaria ekonomike me datën 22.04.2019, ditë e hënë, do gjobiten si dhe do të ju ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë që është në kundërshtim me nenin 14 të Rregullores Nr.110/04-16337 e datës 06.07.2017 Për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve në Komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Sipas tyre, përjashtim nga kjo bëjnë veprimtaritë afariste si hoteleri, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtaritë shëndetësore barnatore, ordinanca e ngjashëm, si dhe pikat e shitjes së karburanteve.
Kjo nuk është hera e parë që Komuna e Gjakovës iu kërkon subjekteve afariste që të pushojnë në raste festash, pasi këtë e ka bërë edhe në të kaluarën.
Vrasja në Gjakovë, nga Prokuroria japin detaje
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...