Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raportojnë para Komisioneve përkatëse parlamentare.
Fillisht Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale.
Po gjatë ditës së sotme edhe Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2019-2023.
Komisioni për Integrime Evropiane gjatë kësaj mbledhje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...