Dy persona mëngjesin e sotëm kanë kryer grabitje në një furrë në Shkup. Gjatë grabitjes njëri ka tërhequr vëmendjen e shitësit, ndërsa tjetri ka marrë paratë nga arka. Nga Ministria e Brendshme thonë se janë në kërkim të grabitësve.
“Më 15 prill 2019, rreth orës 03:15, në SPB-Shkup, është raportuar se në furrë në afërsi të rrugës “Moskovska” dy persona kanë kryer vjedhje. Sipas raportimit, deri sa njëri person po shqyrtonte se çfarë të blinte, tjetri ka tërhequr paratë nga arka. SPB-Shkup po merr masa për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB-ja./AlsatM/
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...