Platformat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha pjesë e kompanisë së themeluar nga Mark Zuckerberg, nisën të mos funksiononin rreth orës 13:00 të ditës së sotme, një rast i përsëritur pas atij të disa javëve më parë.
Shumë përdorues, edhe në Shqipëri kanë sinjalizuar probleme, madje edhe në rrjetet e tjera sociale. Hashtagët #facebookdown, #whatsappdown dhe #instagramdown u bënë menjëherë temë kryesore në Twitter.
Përdoruesit e Facebookut panë faqet e para të tyre që nuk rifreskoheshin, ndërsa ata që përpiqeshin të lidheshin me “domain”-in kryesor, facebook.com, e gjenin të padisponueshme. Instagrami ishte i paqasshëm dhe mesazhet e WhatsAppit nuk dërgoheshin apo nuk merreshin.
Problemet vijnë vetëm një muaj pasi Facebook shënoi edhe problemin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.
Facebook, WhatsApp dhe Instagram u bënë të paqasshme për orë të tëra muajin e shkuar, e u deshën rreth 24 orë që rrjeti më i madh social në botë të zgjidhte problemin. Facebook fajësoi një konfigurim serveri për këtë dhe kërkoi ndjesë për problemet./Tch
Nga dasma në zi/ Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte ma...
Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, 30 mijë udhë...
Bie nga lartësia e kantierit, humb jetën një punëtor në Tira...
Haradinaj përkujton dëshmorët e javës së dytë të gushtit 199...
U godit me mjetë të mprehtë në gjoks, Prokuroria jep detaje ...
Keqtrajtuan një qytetarë gjatë arrestimit në Klinë, ngritet ...