Ndonëse kundërkandidati i tij për presidenti, Volodymyr Zelenskiy mund të mos jetë i pranishëm, megjithatë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka njoftuar se ai më 14 prill do të jetë i pranishëm në Stadiumin Olimpiyskiy, për debatin presidencial.
Poroshenko po përballet me Zelenskiyn në raundin e balotazhit në zgjedhjet presidenciale, që pritet të mbahen më 21 prill.
Në raundin e parë të votimeve, Zelenskiy fitoi me një margjinë të madhe dhe shumica e sondazheve e nxjerri atë të parin edhe në raundin e balotazhit.
Të dy kandidatët janë pajtuar që të ballafaqohen në një debat, por nuk janë pajtuar se kur do të mund të mbahej një debat i tillë, raporton REL.
Zelenskiy insiston që debati të mbahet më 19 prill, ndërkaq Poroshenko dëshiron që ai të mbahet më 14 prill.
Stadiumi Olimpiyskiy ka konfirmuar se ka pranuar kërkesat për t’u mbajtur dy debatet edhe më 14 dhe 19 prill, duke e lënë mundësinë që të dy kandidatët të paraqiten në datat që kanë përzgjedhur dhe t’iu drejtohen të vetëm mbështetësve të tyre.
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...