Real Madrid ka informuar agjentin e Gareth Bale se klienti i tij do të duhet të gjejë një ekip të ri.
Zëvendëspresidenti Realit, Jose Angel Sanchez, mbajti një takim me agjentin e uellsianit, Jonathan Barnett dhe partnerin e tij, Luis Alonso.
Sanchez informoi përfaqësuesit se trajneri Zinedine Zidane nuk po llogaritë në shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm dhe se lojtari duhet të kërkoj një angazhim të ri.
Takimi ishte ‘shumë i përzemërt’ ku kishte një konfirmim se cikli i lojtari te mbretërit do të përfundojë gjatë verës.
Sanchez gjithashtu ofroi siguri për Bale se mund të vazhdoi të qëndroj në klub për aq kohë sa të marrin një ofertë të përshtatshme.
Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka shënuar 102 gola për mbretërit që do të thotë se çdo gol i lojtarit kushton 2.3 milionë euro.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...