Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohet për ikjen e të rinjve nga vendi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se njerëzit nuk po ikin vetëm nga varfëria.
Sipas tij ata po iknin sepse udhëheqësit u kanë mbytur shpresat, shkruan arbresh.info.
“Unë po i shohë dy fenomene këtu, e para po ndodhë sepse disa njerëz të ri po ikin nga varfëria por ka edhe njerëz të tjerë që po ikin nga mbytja e shpresës”, ka thënë ai.
Selmani ka shtuar se njerëzit janë lodhur kur kryeministri dhe udhëheqësit ia rrisin pagën vetit.
“Nëse ne i rritim pagat dhe sektorin publik dhe puna e parë që bëhet është rritja e pagës së kryeministrit, kryeministri pra ja rrit pagën vetës, cili është mesazhi për njerëzit që jetojnë në Kosovë, Zoti ju ndihmoftë juve, unë e kam për mision ta rehatoj vetën, familjen time dhe të afërmit e tij”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së ka përmendur edhe deklaratën e Xhavit Halitit se qytetarët e Kosovës i kanë nga 2-3 milionë euro.
“Cila ishte deklarata e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit kur i thotë moderatorit që nga 2-3 milionë euro i kemi secili në Kosovë, në vendin ku njerëzit janë në rrezik për mbijetesë. E cili është mesazhi i bën nga 4 shpija, e presidenti ndërton shtëpi luksozë, e kur një prokuror thotë se i kemi 30 mijë veteranë të rrejshëm e kërcënohet dhe detyrohet me ikë ndërsa Policia e Kosovës përfshihet në krim të organizuar”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës