Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përmendur disa prej rasteve ku liderëve shtetërorë serbë kanë thënë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid dhe që Masakra e Reçakut thuhet se është inskenim.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Evropa nuk po reagon ndaj deklaratave të tilla, madje Serbisë i hapë edhe më rrugën për anëtarësim.
Ky është postimi i plotë:
Kështu,
– Presidenti i Serbisë e quan Millosheviqin lider të madh nga i cili inspirohen edhe sot të gjithë në Serbi.
– Kryeministrja serbe thotë se në Kosovë e Bosnje s’kishte gjenocid, meqë “ishin vrarë vetëm meshkujt e jo të gjithë”.
– Ministri i Punëve të Jashtme serb mohon Reçakun; vendin ku u masakruan civilët shqiptarë; pamje që u panë botërisht. Thotë se ishte inskenim.
– Ministri i Punëve të Brendshme pret me ceremoni shtetërore ushtarakët e dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit në Kosovë. I quan heronjë.
– Opozita serbe djegë flamuj Kosove, NATO e Evrope; fishkëllon zyrtarë ndërkombëtarë e proteston kundër integrimit evropian.
Pushtet, shtet e opozitë, në një mendje e një zë – çnjerëzorë. E Evropa? Evropa asnjë reagim. Serbisë i hapë edhe një kapitull të ri. E quan rrugën e saj përparim. Liderët e tillē i quan evropianë. Kosovën vazhdon ta mbajë si vendin e vetëm në rajon pa liberalizim.
Presidenti i Kosovës, ndërsa i prinë thirrjeve nëpër botë për “pajtim”. Thotë se duhet lënë vet me Aleksandrin sepse “s’janë problematik”. Në OKB, Ministri i Jashtëm i joni thotë se me serbët, shqiptarët, s’kishin asnjëherë dhe s’kanë asnjë konflikt.
20 vjet pas lufte, kush do ta kishte menduar një përfundim të tillë. Veç një klasë inkompetente, që as nuk din e as nuk mundet, e sjellë vendin në një gjendje të tillë.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...