Pas dy orëve, treni i cili sot po bartë qytetarët në shenjë të 20 vjetorit të gjenocidit Serbë, ka mbërritur në Bllacë.
Më këtë rast, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të zhdukurve, ka thënë për Arbresh.info se nga ai eksod ka ende persona të pagjetur.
“Sot po na kujtohet ajo çka ka ndodh para 20 viteve. Kemi pa fëmijë të vdekur, e gra gjatë atij rrugëtimi, deri këtu në Bllacë. Nga personat që kanë qenë në atë tren ka ende të zhdukur”.
Ndryshe, në Bllacë, në vendin ku njihet si gjenocidi që Serbia i ka bërë popullit Shqiptar, tani po mbahet një manifestim i organizuar nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilin po kujtohet ky gjenocid i bërë para 20 viteve.
Ne Bllacë për pak momente pritet të vihet edhe gurthemeli i muzeut i cili do të tregoj gjenocidin serbë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/722280411507382/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës