Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka takuar Sekretarin e Shtetiti Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës.
Të dy kanë diskutuar për të arriturat dhe reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit me theks në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit ilegal, si dhe sfidave tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë, në kuadër të integrimit në BE, njofton Klan Kosova.
Hoxha ceku përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për reforma, duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e sigurisë.
“Kosova është vendi i vetëm në Evropë me kufizim për lëvizjen e lirë, kjo nuk është në pajtim me vlerat e BE-së. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë për çfarëdo shqetësimi rreth liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoxha.
“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera do të vazhdojnë të jenë të tilla me Francën, partner të rëndësishëm strategjik për të avancuar paqen, sigurinë, dhe vlerat evropiane, në veçanti lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, rendin dhe ligjin”.
Ministri Laurent Nuñez, potencoi gatishmërinë e Francës në përkrahje të Kosovën drejt proceseve integruese.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...