Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku thotë se ata duhet të jenë të “mençur” ndaj rivalit në Ligë të Kampionëve – Barcelonës.
25-vjeçari beson se United është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë dhe prandaj nuk mund të përballojnë ndonjë humbje të koncentrimit në takimin e parë kundër gjigantit katalunas, transmeton portali arbresh.info.
“Për ndeshjen kundër Barcelonës, ne kemi nevojë të fokusohemi nga minuta e parë deri në minutën e fundit të ndeshjes”, ka thënë Lukaku para ndeshjes së sotme.
“Ne duhet të bëjmë sa më pak gabime që është e mundshme por gjithashtu të prodhojmë futboll të mirë sepse nganjëherë Barcelona iu lë pak hapësirë për të luajtur. Do të varet nga lloji i ndeshjes dhe plani i trajnerit për ndeshje si dhe mënyra se si luajnë ata”
“Ata kanë sistemin e tyre që nuk ndryshojnë dhe nuk adaptohen ndaj kundërshtarit. Ne duhet të jemi të mençur rreth momenteve kur ne shkojmë përpara dhe momenteve kur nuk mundemi”, përfundoi Lukaku./arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...