Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi prej 9-muajsh po jeton periudhën më të bukur të jetës së saj në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
Në një intervistë për “Revista Who”, Almeda ka rrëfyer si po i përjeton këto muaj dhe ndryshimet në trup.
“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës time, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime. Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’.
‘Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot. Sigurisht që ka shumë stres dhe panik sidomos 3 muajt e parë, pasi është shtatzënia ime e parë dhe do ketë akoma deri në momentin e fundit (megjithëse më thonë që pas lindjes do ketë akoma më shumë stres si proces). Shpresoj t’ia dal”, është shprehur Almeda.


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...