Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke potencuar se është ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim.
Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social, përcjellë Klan Kosova.
Ja postimi i Ministres Hoxha në FB:
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vepra më madhore pas pavarësisë tonë, e ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim, të deklaruara mbi konventat e pranuara ndërkombtarisht.
Kjo vepër e ndërtuar mbi traditën më përparimtare të qytetarëve tonë, përbën gurin themeltar dhe krenarinë e gjeneratës së pavarësisë, në shërbim të nevojave, mundësive dhe synimeve të vendit tonë.
Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur”.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit