Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Presidenti serb ka bërë një varg akuzash në drejtim të Kosovës duke theksuar se pala kosovare e ka ndërprerë dialogun me Serbinë, thuhet në komunikatën e kabinetit të tij, transmeton lajmi.net.
Kjo ndërprerje, ka thënë ai, është bërë me mos formimin e Asociacionit të Komunave serbe, me vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, me miratimin e platformës për negociata dhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Vuçiqi ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me problemet që kanë sjellë ndërprerje në dialog e sidomos në përpjekjet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka theksuar se SHBA-ja përkrah kthimin në dialog dhe se është e domosdoshme gjetja e mënyrës për ta vazhduar dialogun, “sepse interesi i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, ashtu si dhe i bashkësisë ndërkombëtare, është që të arrihet kompromisi”.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...