Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 8 prill do të udhëtojë në Rusi për të marrë pjesë në takimin e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Rusisë, transmeton Anadolu.
Siç bën të ditur Presidenca e Turqisë, në takimin e 8-të të këtij Këshilli të cilin do ta kryesojnë presidentët Erdogan dhe Putin, do të marrin pjesë edhe ministra dhe zyrtarë tjerë nga të dy vendet.
Theksohet gjithashtu se gjatë takimit në fjalë, do të ketë një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, por temë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet rajonale dhe globale. Në takim pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.
Në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, Erdogan dhe Putin do të takojnë edhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga të dy vendet.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...