Juventusi dhe AC Milani kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët në Serie A kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz në Torino në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
I pandalshmi Juventusi është afër titullit të 35-të në kampionatin italian dhe vazhdojnë të jenë të pamposhtur në shtëpi këtë edicion me 13 fitore dhe dy barazime para kësaj ndeshje kundër skuadrës së Gennaro Gatussos.
Milani synon të marrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje si mysafirë në mënyrë për të mbajtur të gjalla shpresat për të siguruar rikthimin në UEFA Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Superylli Cristiano Ronaldo nuk është në dispozicion për këtë takim si pasojë e lëndimit.
Ndeshja mes dy klubeve më të mëdha në Itali zhvillohet duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
JUVENTUS: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani; Spinazzola, Bernardeschi, Emre Can, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Mandzukic.
AC MILAN: Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së