Edin Dzeko tashmë thuhet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga West Ham United, të paktën kështu thonë raportet nga gazetat italiane ndërkohë që Roma kërkon 20 milionë euro.
Kontrata aktuale e sulmuesit qendror 33-vjeçar pritet të skadojë në qershor të vitit 2020 dhe klubi duket se nuk ka ndërmend për t’i ofruar rinovimin, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën Il Tempo, reprezentuesi boshnjak tashmë ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga West Hami që është i gatshëm për t’i ofruar pagën e tij aktuale te Roma edhe për dy vite të tjera.
Megjithatë, “Giallorossët” kërkojnë 20 milionë euro për shitjen e tij dhe prandaj oferta e parë është refuzuar.
Dzeko ka fituar Premierë Ligën me Manchester Cityn para transferimin te Roma në vitin 2015 për 15 milionë euro.
Ai ka pasur probleme këtë sezon duke shënuar vetëm 12 gola brenda 32 ndeshjeve në Serie A, Ligë të Kampionëve dhe Kupë të Italisë./arbresh.info/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...