Zinedine Zidane ka pranuar admirimin e tij ndaj sulmuesit Eden Hazard derisa Real Madridi vazhdon të përflitet për transferimin e yllit të Chelseas.
Skuadra e Zidanes do të luaj si nikoqir ndaj Eibarit të shtunën, por vëmendja në kryeqytetin spanjoll tashmë është kthyer në merkaton verore të transferime, transmeton portali arbresh.info.
Madridi pritet të bëjë ndryshime madhështore për rindërtimin e skuadrës pas një sezoni dëshpërues.
I pyetur nëse Madridi mund të kërkoj joshjen e Hazardit nga skuadra në perëndim të Londrës, Zidane tha: “Unë nuk do të jap mendimin tim personal rreth asaj se çfarë mund të ndodhë sepse sezoni nuk ka përfunduar, por unë gjithmonë e kam vlerësuar atë”
“E kam parë atë shumë që nga koha kur isha duke luajtur në Francë. Ai ishte fantastik”
Real Madridi nis ndeshjen e së shtunës me qëllimin për tu rikthyer nga disfata 2 me 1 e pësuar kundër Valencias mbrëmjen e së mërkurës./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë