Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic së bashku me bashkëpunëtorët e saj priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës, ku kanë diskutuar lidhur me kërkesat e odës për ndryshimin e legjislacionit që ka të bëjë me shfrytëzimin e tokave pyjore.
Më këtë rast, ministrja Zivic është zotuar se do të angazhohet për mbështetjen e afaristëve të Kosovës në ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, të cilat sipas saj ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës kërkuan nga ministrja që të rishikohen afatet kohore të dhënies së tokave pyjore në shfrytëzim për ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, si dhe të rishikohen tarifat të cilat duhet të paguhen nga operatorët ekonomik, të cilët i shfrytëzojnë tokat pyjore përmes qiramarrjes.Gjatë këtij takimi, ministrja Zivic ka theksuar se shumë shpejt do ta procedojnë edhe projektligjin e ri për pyje për shqyrtim dhe miratim, i cili do ta rregullojë në mënyrë më adekuate edhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokave pyjore.
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...