Afërsisht 200 migrantë që synojnë të kalojnë në vendet evropiane, protestuan në Stacionin e Trenave Larisis në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët arritën në stacion në orët e hershme të mëngjesit me çanta dhe valixhe.
Ulja e tyre në shina dhe hyrja në zyrat e ndërtesës ka shkaktuar ndërprerjen e udhëtimeve hekurudhore.
Një numër i madh i policëve është dërguar në vendin e ngjarjes për të marrë nën kontroll situatën.
Drejtoria e stacionit njoftoi anulimin e udhëtimeve nga Athina për në Selanik.
– Përplasje midis migrantëve dhe policisë
Mediat lokale raportuan se pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale se migrantëve do t’u hapen kufijtë evropianë, migrantët në rajonin e Selanikut kanë filluar të mblidhen para Kampit Anagnostopuli në Divata nga orët e mbrëmjes së djeshme për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Rreth 500 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë përballur me intervenimin e policisë për shkak të tentativës së tyre për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa migrantët janë kundërpërgjigjur me gurë dhe shkopinj. Tre policë janë lënduar, kurse një person është arrestuar gjatë përplasjeve.
Ndërkohë, migrantët nga qytetet përreth vazhdojnë të arrijnë në Selanik.
Ndryshe, shumë migrantë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në kampet nëpër Greqi, pasi vendi në vitin 2016 mbylli kufijtë në rutën e migrantëve.
Kohë pas kohe, Greqia bëhet skenë e tensioneve midis migrantëve që kërkojnë të kalojnë në vendet e Evropës dhe policisë që pengon tentativat e tilla.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës