Distria Krasniqi ka vazhduar me fitore dhe ka kaluar në finale në Grad Prixin e Antalyas pasi ka mposhtur koreano-jurgoren Yujeong Kang.
Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë me reprezentim dinjitoz në çdo garë që po marrin pjesë dhe po vazhdojnë të na bëjnë krenarë.
I tillë është edhe Grand Prixi i fundit që po mbahet në Antalya të Turqisë, ku po shkëlqen pejania Distria Krasniqi.
Xhudistja pejane ka arritur të kalojë në finale të këtij Grand Prixi, pasi ka mposhtur me ippon në gjysmëfinale koreano-jugoren Yujeong Kang në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhës për xhudisten tonë, e cila më ndeshjen e parë kaloi pa lojë, në ndeshjen e dytë e mposhti turken Gulkader Senturk.
Në gjysmëfinale, Distria mposhtu serben Andrea Stojadinov./Telegrafi/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...