Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing ka folur për zgjedhjet e partisë, ku ajo përmendet si kandidate e mundshme për të marrë kreun e LDK’së.
Osmani ka thënë se kush do të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike, do të jetë kryeministër i ardhshëm, e bindur se partia e saj do t’i fitojë zgjedhjet.
“Kjo nuk është thjeshtë garë për Kryetar të LDK’së, është garë për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë deputetja e LDK’së në Pressing.
Me këtë Osmani ka treguar se sa të rëndësishme do ta kenë pretendentët për kryetar të arrijnë qëllimin e tyre për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Osmani thotë se gara për kryetar të LDK’së është e rëndësishme ‘sepse po bëhen në partinë më të madhe në vend’. /Express
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës