Gazeta gjermane Der Spiegel ka njoftuar se ata kanë fituar gjyqin ndaj Cristiano Ronaldos rreth një çështje në vitin 2017 kur gjykata ndaloi botimin e artikujve në lidhje me taksat e superyllit.
Pas një hulumtimi nga 60 gazetarë dhe informacionet e publikuara nga Football Leaks, Der Spiegel raportoi se mashtrime tatimore janë kryer nga sulmuesi i Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Avokatët e Ronaldos dërguan rastin në gjykatë, e cila kishte ndaluar gazetën nga botimi i artikujve në lidhje me këtë çështje duke e kërcënuar madje Der Spiegel–in me një gjobë prej 250,000 eurove në rast se nuk përmbushin rregullat.
Gjatë procesit, avokatët akuzuan gazetën gjermane për shfrytëzimin e dokumenteve që ishin siguruar në një mënyrë të pahijshme pa mohuar vërtetësinë e raporteve.
Der Spiegel largoi pjesët nga edicioni i tyre digjital, por u ankua kundër këtij vendimi dy vjet më vonë duke fituar gjyqin kundër superyllit portugez./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...