Ditën e sotme mbërriti për një vizitë zyrtare në Tiranë, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz.
Ajo fillimisht ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se diskutimi mes tyre është përqendruar në përparimin e Reformës në drejtësi dhe në prioritete të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e KE-së në Shqipëri.
“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor, Calavera Ruiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.
Ndërkohë që ajo nesër pritet të ketë takim edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Presidentin Meta.


Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së