Parlamenti Evropian (PE) miratoi një rregullore për përjashtimin reciprok të vizave për qytetarët pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një takimi në Bruksel, Asambleja e Përgjithshme e PE-së diskutoi rregulloren e udhëtimit pa viza për qytetarët e Britanisë dhe të BE-së pas Brexit-it.
Në Asamblenë e Përgjithshme u pranua me 502 vota pro dhe 81 kundër rregullorja për mos zbatimin e vizave në mënyrë reciproke për qytetarët e Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it.
Sipas rregullores, qytetarët në udhëtimet e tyre mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it, do të kenë mundësi qëndrimi 90-ditor pa viza brenda 180 ditëve në mënyrë të ndërsjellë.
Rregullorja parashikohet të miratohet zyrtarisht në Këshillin Evropian dhe të hyjë në fuqi pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së para datës 12 prill.
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...