Shoqëria Civile thellon bashkëpunimin me qeverinë

10:52 | 4 Prill 2019
M. A.

Sot u lansua strategjia Qeveritare për bashkëpunimin me shoqërinë Civile 2019-2023.

Sipas Qeverisë ky është një dokument shumë i rëndësishëm mes Qeverisë dhe shoqërisë civile i cili u aprovua në shkurt, për të përforcuar dialogun me Qeverisë dhe shoqërisë civile.

Për përmasimin e kushteve, përmasimin e përfshirjes së shoqërisë civile në vendimmarrje. Me ketë strategji do te vazhdohet komunikimi i rregullt me shoqëritë civile.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, tha se me ketë strategji Qeveria synon një bashkëpunim të mirëfilltë me shoqërinë civile në Kosove.

Ai gjithashtu deklaroi se kanë marrë vendim që të themelojnë një këshillë për koordinimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

“Me këtë strategji synojnë të arrimë disa objektiva, rritja e shoqërisë civile në politika, ngjitja dhe promovimi i vullnetarizmit. Kemi marr vendim për themelimit e këshillit qe do të koordinoj bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë Civile. Neve na mbetët shumë punë për të bërë qe këto strategji të zbatohen” tha Haradinaj

Ndërsa, Shefja e Zyrës se BE-së ne Kosovë, Natalya Apostolova, këtë strategji e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe për Qeverinë edhe për shoqërinë civile.

Ajo gjithashtu potencoi se një strategji e tillë është e rëndësishme edhe për perspektivën e BE-së.

“Sot është ditë e rëndësishme për qeverinë dhe shoqërinë civile. Kjo strategji është një zotim shumë i rëndësishëm për qeverinë. Përmes evokimit dhe rolit mbikëqyrës do ndrisim zërin për qytetarët. E rëndësishme edhe për perspektivën e BE-së, unë besoj se një angazhim strategjik është me rëndësi, kjo ndërtohet në arritjen e projekteve të mbështetura nga BE-ja. Përmes punës tonë kemi dëshmuar reforma të rëndësishme sa i përket financimit publik të OSHC-ve . Kur jemi te financimi, këto duhet të jenë më transparente qe të mos hasim në konflikt interesi. Vendosja e këshillit te ri ka rëndësi të madhe, do funksionoi si platformë dhe do të promovojnë një qeverisje të mirë” tha shefja e misionit të  BE-së në Kosovë.

Kurse pakënaqësi gjatë këtij diskutimi shprehi Taulant Hoxha, përfaqësues nga Shoqëria Civile.

Ai theksoi se ligji i cili u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës po i rrezikojnë OJQ-të. Dhe sipas tij, transparenca dhe llogaridhënia nuk kanë avancuar fare, kane mbetur si para 15 viteve.

“Janë arrit suksese, hartimi i një dokumenti lër fonde publike në OJQ, në përgjithësi jemi te dëshpëruar lidhur me shpresën e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile. Ligji qe u aprovua para disa muaj nga OJQ, rrezikon OJQ, deputet po e zhagisin këtë punë, nuk po e marrin parasysh. Transparenca edhe llogaridhënia nuk po avancohen, po mbesin aty ku kane qenë para 10-15 viteve. Kohëve të fundit e kemi të vështir t’i bindim organizatat tjera të ulen me ne në tavoline, një gjë që e kemi të përbashkët janë qytetarët” tha Hoxha

Hoxha gjithashtu shpresoi që edhe një herë mos te diskutohen këto probleme me të cilat përballen ata si shoqëri civile./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale