Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi

17:17 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 45 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Oferta më e lartë ishte në vlerë prej 3 milionë e 222 mijë e 222 euro për Njësinë L96 në rajonin e Prishtinës.

Për 94 asete sa ishin në shitje konkurruan 148 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 10 milionë e 567 mijë e 135 euro, transmeton kp.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale