Siç njoftojnë për AIM nga MPB, ekipet e MPB-së dhe të komitetit për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze bashkërisht me prokurorin publik për momentin bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në aksidentin e djeshëm ku humbën jetën 4 persona nga Bullgaria.
Aksioni dje u ndal dje për shkak të kushteve të vështira dhe terren.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski mbrëmë në konferencë për shtyp tha se aeroplani Cesna për të cilën në orën 16:16 është paraqitur se është humbur në radar, dhe që ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, nga pjesëtarët e MPB-së është gjetur diku në ora 19:00 pesë kilometra veriperëndim nga “Maja e Selanikut”.
Ai theksoi se nga Ohri kanë fluturuar katër shtetas të Republikës së Bullgarisë.
Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga ajri, por kushtet për të hyrë kanë qenë të vështira, dhe krahas të gjitha përpjekjeve të arrihet tek aeroplani, kjo mbrëmë ka qenë e pamundur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm.
Personat që humbën jetën janë të lindur në vitin 2000, 2005, 1970 dhe 1972. Mediat në Bullgari publikuan se personat e ndjerë janë Georgi Boshnakov, bashkëshortja e tij Kalina dhe dy vajzat e tyre.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...