Manchester United është mposhtur në takimin si mysafirë kundër Wolves mbrëmjen e sotme (e martë).
Gjiganti anglez pësoi një disfatë me rezultat të ngushtë 2 me 1 këtë mbrëmje nga skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Nuno në kuadër të xhiros së 33-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse kaluan herët në epërsi pas një supergoli nga Scott McTominay në minutën e 13′, Diogo Jota barazoi shifrat në minutën e 25′ për 1 me 1.
Nikoqirët regjistruan fitore falë golit autogolit në pjesën e dytë nga Chris Smalling në minutën e 77′ ndërkohë që “Djajtë e Kuq” kishin mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 57′ për shkak të ndëshkimit me dy kartona të verdhë të Ashley Youngut.
Skuadra e Ole Gunnar Solsjaerit dominoi në posedim tutje, por nikoqirët befasonin me kundërsulme duke kërcënuar vazhdimisht portën e portierit David de Gea.
Manchester United qëndron në pozitën e pestë në tabelën e Premierë Ligës me 61 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në top katërshe, ndërsa Wolves qëndrojnë tani në pozitën e shtatë me 47 pikë./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit