Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë një ultimatum këtë të marte Britanisë së Madhe.
Ai kërkoi që ata të dalin me një plan konkret, në mënyrë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve europiane.
Macron paralajmëroi se nëse Britania nuk del nga BE’ja, atëherë ata automatikisht i bie që të largohen pa marrëveshje nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj të këtij viti.
“Nëse Britania e Madhe, nuk është e gatshme që tre vjet pas referendumit të dalë nga BE’ja, dhe nuk arrin që të vijë me një zgjidhje që mbështetet nga shumica e parlamentit britanik, atëherë i bie që ata kanë zgjedhur BREXIT pa marrëveshje”, tha Macron.
“Bashkimi Europian, nuk duhet të mbetet peng i Britanisë së Madhe, dhe duhet gjendur një zgjidhje për krizën e krijuar”, shtoi ai.
Parlamenti britanik i ka refuzuar të gjitha opsionet, dhe tani Britania është në një krizë të thellë.
Asnjë opsion për dalje nga Bashkimi Europian nuk ka kaluar në parlamentin britanik, dhe sot kryeministrja e vendit Theresa May, tha se do të kërkojnë që të shtyhet BREXIT;i në një afat më të gjatë.
Në referendumin e vitit 2016, 52% votuan për dalje nga Bashkimi Europian, ndërsa 48% votuan për të qëndruar.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...