“Children of Kosovo” (Children of Kosovo), titullohet kënga e grupit ‘The Kelly Family’, e realizuar për kohën e luftës në Kosovë.
Para 12 vitesh, grupi i famshëm “The Kelly Family” lansoi këtë këngë që në mënyrë të dhimbshme përshkruan përjetimet e fëmijëve nga Kosova.
Kjo këngë pas lansimit të saj mori famë të madhe dhe u pëlqye shumë e sidomos nga kosovarët të cilët e kishin ende të freskët kohën e luftës dhe përjetimet e tmerrshme të asaj kohe.
Kjo këngë edhe sot vazhdon të dëgjohet me nostalgji, sidomos nga kosovarët. “The Kelly Family” është një grup irlandezo-amerikano-evropian që përbëhet nga një familje prej disa gjeneratash që këndojnë muzikë rok, pop dhe folk./KultPlus
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4