Këshilltari për sigurinë Kombëtare i kryeministrit Rama, Maksim Malaj ka paditur në Gjykatën Administrativë të Apelit institucionin e Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe Qendrën Nderinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).
Në çështjen që ka për relator Kastriot Selitën, Gjeneral Major Maksim Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën e 12 muajve, si pasojë e zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara si dhe detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për shkak të mosrespektimin të afatit të njoftimit.
Gjithashtu, në padinë e tij drejtuar gjykatës të regjistruar më 18 mars 2019, Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, raporton faktor.al
Gjeneral Major Maksim Malaj është aktualisht këshilltar për çështjet e sigurisë tek Kryeministri Edi Rama, post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, Ministër i Brendshëm.
Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjeneral Major Maksim Malaj ka lindur në Vlorë më 13 shtator 1958. Eshtë një ushtarak karriere. Ai ka arritur gradën më të lartë për një ushtarak: Gjatë qeverisjen së Sali Berishës ai ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...