Çmimi i tretë më i madh në historinë e SHBA ka një fitues. Një biletë e vetme e shitur në Wisconsin u përputh me të 6 numrat e Powerball natën e së mërkurës për të kapur kështu çmimin e madh prej 768,4 milionë dollarësh.
Për këdo që e e pati atë biletë, jeta tani është gati një çmenduri.
Çmimi ishte fillimisht 750 milionë dollarë, por u ngrit akoma më shumë për shkak të shitjes së madhe të biletave. Shansi për ta fituar ishte 1 në 292 milionë.
Natyrisht që fituesi nuk do ta gëzojë të gjithë shumën e raklamuar. Nëse ai zgjedh ta marrë atë si një pension që i jepet përgjatë tre dekadave ose si përnjëherë, taksat do t’i hanë një pjesë të madhe të fitimit. Zyrtarët e Lotarisë janë të detyruar të mbajnë 24% për taksat federale. Edhe Wisconsin do ta marrë një copë.
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...