Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Therandë, Prishtina e ka mposhtur Ballkanin me rezultat, 2:0.
Ndërkaq, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“E dinim se Ballkani ka një skuadër që bën lojë të mirë. Ishim tejet të motivuar për të regjistruar fitore sot”, tha fillimisht Josa.
“Për mua, ishte një ndeshje mjaft e vështirë sikur të gjitha ndeshjet në kampionat”, tha Josa në mes të tjerash.
Pas fitores së sotme, Prishtina renditet në vendin e dytë me 54 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani në vendin e tetë me 29 pikë.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu