Zjarret e shumta që po shkaktohen në pyjet e Kosovës nuk po djegin dhe shkatërrojnë vetëm drunjtë dhe bimët e tjera, por edhe po asgjësojnë botën shtazore.
Zjarrfikësit e Kosovës, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, kanë postuar fotografi nga pjesët e djegura të pyjeve, ku shihen edhe lloje të ndryshme kafshësh të djegura.
“Ti që me një fije shkrepëse po e ndezë një bjeshkë, shiko sa dëmin po e bënë..!??”, kanë shkruar zjarrfikësit e Kosovës, duke postuar disa foto, ku shihen të djegura vezët në fole, breshka dhe lepuri.
Këto foto do të duhej të vrisnin ndërgjegjen e shkaktarëve të zjarreve, qofshin ato edhe të pa qëllimshme.
Me pakujdesinë etyre, apo me zjarrvënien e qëllimshme, ata po bëhen jo vetëm shkatërrues të pasurisë drusore, por edhe vrasës të botës shtazore. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...